Visho Ajazi: Kam punuar me Gazideden. SHISH do i përmbahet me fanatizëm ligjit
Kryetari i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka publikuar në faqen e internetit të SHISH edhe një CV të tij, ku thotë se ka punuar nga shtatori i vitit 1994 deri në korrik të vitit 1997 në SHIK-un famëkeq të Gazidedes si drejtor i Shërbimit të Jashtëm.
Po ashtu në CV ai thotë se SHISH do i përmbahet me fanatizëm ligjit.
Z. Visho Ajazi Lika u lind më 12 mars 1956, në Shkodër. Përvoja e tij e gjatë si punonjës publik, administrator publik, akademik, softëare inxhinier dhe menaxher IT, diplomaci dhe inteligjence, kombinuar me karakterin entuziast, motivim të lartë, ambicie e dinamizëm, background të fortë matematik dhe përvojë të gjerë në programim është një pasuri e krijuar nga vite të gjata pune intensive.
Shtuar dhe rreth tre vitet e fundit në politikëbërje në fushën e Shoqërisë së informacionit si dhe në Qeverisje, i ka mundësuar Z. Visho Ajazi Lika të ndërmarrë një hap të rëndësisë së veçantë, atë të pranimit të marrjes së drejtimit të një institucioni të rëndësisë së veçantë kombëtare, me besimin se kontributi i tij do të jetë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe menaxheriale të SHISH. Përvoja e gjatë e punës në ekip dhe aftësitë drejtuese të tij janë një garanci se drejtimi i ardhshëm i këtij institucioni do të jetë një vlerë e shtuar në detyrat e tij veçanërisht të rëndësishme në funksion të Sigurisë Kombëtare dhe detyrave të tjera kushtetuese dhe ligjore. Z. Visho Ajazi Lika është drejtues i fokusuar në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit, në përmirësimin e punës në grup, promovimin e karrierës në institucion dhe në pengimin e çdo tentative për të dalë jashtë kuadrit ligjor, të cilit SHISH duhet ti përmbahet me fanatizëm, thuhet në faqen e SHISH.