Ish- kryetarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda: Kam marrë borxh 800 mijë euro
Ish- kryetarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Etleva Deda, në deklaratën e saj të pasurisë ka shënuar se ka marrë një borxh nga një person në shumën stratosferike 800 mijë euro.
Në deklaratën e pasurisë, publikuar nga Panorama, thuhet se kontrata e huasë me shtetasen, emri i të cilës nuk publikohet, është lidhur në nëntor të vitit 2011. Deda nuk deklaron se ka shlyer ndonjë këst të kësaj shume stratosferike dhe as me çfarë garancish e ka marrë atë shumë.
Ndërkohë ajo deklaron se ka shlyer 20 mijë euro nga kredia për një apartament të mëparshëm, ndërkohë që po në vitin 2011 ka blerë një apartament 107 metra katrorë.