Kukësi i afrohet kreu, Luftëtari 1 pikë në Kavajë, Iliria ndalon Besëlidhjen
Përfundimet e javës së nëntë të kategorisë së parë kanë sjellë një ngjeshje të skuadrave në rënditje. Nga skuadrat e kreut Kukësi ka arritur të fitojë 2-0 në fushën e tij dhe tashmë është tri pikë larg vendit të parë, që mbahet nga Luftëtari. Gjirokastritët kanë marrë një pikë në Kavajë, ndërsa Iliria ka bërë surprizën duke mundur 1-0 Besëlidhjen, takim i luajtur në Mamurras. Fitore me plot vlera ishte ajo që arriti Lushnja në Burrel.
Ja rezultatet e ndeshjeve të javës së nëntë të kategorisë së parë.
Kukësi Mamurrasi 2-0
Burreli Lushnja 1-2
Butrinti – Elbasani 3-2
Besa – Luftëtari 1-1
Gramozi – Himara 1-0
Ada- Vlora 2-1
Iliria – Besëlidhja 1-0
Gramshi – Skrapari 1-0
