E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clemente, kandidat për Shqipërinë

Pas dështimit për të arritur marrëveshje me Besnik Hasin, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka rifilluar kërkimet për të gjetur pasardhësin e Josip Kuzes.

Burime të televizionit Top-Channel brenda FSHF’së kanë bërë të ditur se kandidat serioz për t’i drejtuar kuqezinjtë është trajneri i njohur spanjoll Javier Clemente, i cili në vitin 2006 kishte drejtuar edhe përfaqësuesen e Serbisë.

61 vjeçari gjatë karrierës si trajner ka udhëhequr edhe përfaqësuesen e Spanjës (1992-1998), si dhe disa skuadra të mëdha si Athletic Bilbao, Atletico Madrid e Marseille. Ndërsa së fundi Clemente ka drejtuar përfaqësuesen e Kamerunit. Kandidatë për ekipin kuqezi janë edhe slloveni Sreçko Katanec dhe spanjolli Manolo Jimenez.

Nëse FSHF këto ditë nuk gjen trajnerin e ri, atëherë Shqipërinë në dy ndeshjet miqësore kundër Azerbajxhanit (11 nëntor) dhe Maqedonisë (15 nëntor) do ta drejtojë boshnjaku Dzemal Mustedanagiç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›