Vitali Kliçko, “kryebashkiaku” i ringut

www.albania-sport.com - Ukrainasi Vitali Kliçko është i lindur për boksin. Kampioni i botës në peshat super të rënda në versionin WBC (World Boxing Council), një nga katër organizatat më të mëdha të boksit në botë, ka lindur, më 19 korrik të vitit 1971, në Belovodsk të Kirgistanit, ish-republikës sovjetike, të mbërthyer këto ditë në një krizë totale, ku lufta civile midis palëve kundërshtare ka rezultuar me më shumë se 100 viktima dhe arratisjen e presidentit të vendit dhe qeverisjen e përkohshme nga opozita kirgize. Vitali Kliçko, 38 vjeç, ka përqindjen më të lartë të fitimit të ndeshjeve me nokaut (94%) e çdo boksier tjetër kampion në të gjitha kompeticionet. Vëllai i tij më i vogël, Vladimir Kliçko, është kampion i botës në versionet IBF, ËBO, IBO dhe Ring Magazinë, po në peshat e rënda. Vitali është i pari boksier profesionist kampion i botës në boks që mban gradën e doktorit të shkencave në sport.
KIKBOKSIER
Vitali Kliçko ishte më parë një kikboksier, duke fituar 34 nga 35 ndeshjet e zhvilluara, 22 prej tyre me nokaut. Në nëntor të vitit 1993, kur ai ishte 22 vjeç, mori pjesë kampionatin amator botëror të boksit të WAKO, në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ukrainasi i ri humbi me nokaut nga Pele Reid në ndeshjen finale të kategorisë 89 kg. Megjithatë, si një kikbokser profesionist, Kliçko fitoi kampionatin e peshave super të rënda në Kampionatin e parë Botëror të Lojërave Ushtarake të zhvilluara në Itali në vitin 1995. Në të njëjtin vit ai fitoi medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Boksit në Berlin të Gjermanisë, pasi humbi në finale me rusin, Aleksei Lezin. Rezultati i tij si boksier amator ishte: 195 fitore, 15 humbje, 80 fitore me nokaut.
BOKSIER
Karriera e tij si boksier profesionit nisi në vitin 1996, duke fituar 24 ndeshjet e tij të para, me nokaut apo me nokaut teknik. Vitali e Vladimiri nënshkruan kontrata me kompaninë e njohur gjermane të promocionit, Universum. Me të dy vëllezërit që mbanin gradën e doktorit të shkencave në sport, dhe me aftësinë e tyre për të folur shumë gjuhë të huaja, personaliteti i moderuar i tyre i bëri dy boksierë të marketueshëm kur ata lëvizën në Gjermani dhe Universum. Ndërkaq, ata ishin shndërruar në dy sportistë të famshëm në vendin e tyre, në Ukrainë. Në ndeshjen e tij të 25-të si boksier profesionist, më 26 qershor të vitit 1999, Kliçko fitoi titullin e kampionit botëror në versionin ËBO, duke mposhtur anglezin Herbi Hajd me nokaut pas vetëm dy raundesh. Kliçko e mbrojti titullin dy herë përpara se të përballej, më 1 prill të vitit 2000 kundër amerikanit Kris Bird, ku për shkak të një dhimbje në shpatull, Vitali e la ndeshjen pas nëntë raundesh, edhe pse deri në atë moment kryesonte me pikë. Kliçko u kritikua shumë pas largimit nga dyluftimi.
KAMPION
Kliçko e rimori veten pas humbjes së tij me Bird, duke fituar pesë ndeshje rresht, derisa humbi me nokaut teknik nga amerikani Lenoks Ljuis në luftën për titullin e kampionit të botës në versionin WBC, ku ukrainasi pësoi një plagë të rëndë në syrin e majtë në raundin e gjashtë. Më 24 prill 2004, Vitali Kliçko fitoi titullin botëror të versionit ËBO, duke fituar ndaj Sanders, një ndeshje që ishte e vlefshme edhe për ripin e Ring Magazine. Vitali e filloi mbrojtjen e titullit kundër boksierit anglez Deni Uiliams, ky i fundit ishte papritur i njohur pasi kishte mundur me nokaut, Majk Tajsonin pas vetëm katër raundesh. Kliçko fitoi me nokaut teknik kundër Uliamsit pas 8 ndeshjesh, më 11 dhjetor 2004, ndërkohë që ai ishte veshur në portokalli për të treguar mbështetjen e tij për opozitën ukrainase. Kliçko ia dedikoi fitoren e tij fitores së demokracisë në vendin e tij, Ukrainë, dhe gjithashtu kandidatit për president të Ukrainës, Vikto Jushçenko.
RIKTHIMI
Më 9 nëntor 2005, Vitali Kliçko lajmëroi tërheqjen e tij nga boksi profesionist dhe la vakant titullin e tij. Ai shprehu keqardhjen për dëmtimet e tij, që e detyruan të lërë sportin ndërkohë që ishte në majë, por edhe për aspiratat e tij politike në vendin e tij. Pas tërheqjes së tij, federata ËBC e konsideroi atë një “kampion të merituar”, dhe i siguroi Kliçkos një mandat sfide për titull nëse ai do të vendoste të kthehej. Kliçko u tërhoq pas një karriere të suksesshme me 92 për qind të ndeshjeve të fituara me nokaut, 34 të tilla në 35 duele. Ai nuk u rrëzua kurrë gjatë ndeshjeve të tij. Gjithsesi, Kliçko i kërkoi Lenoks Ljuisit, që nga ana e tij ishte tërhequr në vitin 2004, për një rindeshjeje. Më 24 janar 2007, Kliçko lajmëroi përmes gazetës gjermane “Bild” kthimi e tij dhe kërkoi të luftonte sërsih, por për shkak të disa problemeve shëndetësore një numër ndeshjesh u anuluan.
GATI PËR RING
Më 3 gusht 2008, federata ËBC i krijoi mundësinë Kliçkos të rifitonte titullin e peshës së rëndë të këtij versioni. Ndeshja ishte kundër Samuel Piterit, më 11 tetor 2008. Kliçko rifitoi titullin pas Piter u tërhoq në raundin e tetë. Kliçko u bë atehërë një nga të paktët boksierë që ka fituar versionet e kampionatave botërorë të peshave të rënda tri herë: ËBO (1999-2000), ËBC (2004-2005) dhe ËBC (2008-e deri tani). Më 21 mars 2009, Kliçko mbrojti me sukses titullin e tij në versionin ËBC të peshave të rënda kundër Juan Karlos Gomezit, duke fituar me nokaut teknik në raundin e nëntë. Më 26 shtator 2009, Kliçko mbrojti me sukses titullin kundër Kris Areolës në Los Anxheles të Shteteve të Bashkuara, duke fituar me nokaut teknik pas 10 raundesh, pasi trajneri i Areolës, Henri Ramirez e tërhoqi sportistin e tij. Më 12 dhjetor 2009, Kliçko mbrojti titullin në Bern të Zvicrës, duke fituar me pikë kundër Kevin Xhonsonit. Më 24 shkurt 2010, Kliçko tha se 2010-ta do të jetë viti i fundit si boksier profesionist. Kliçko do të mbrojë ripin e kampionit të versionit ËBC kundër Albert Sosnovskit, më 29 maj 2010.
SKEDA
Emri:Vitali Klicko
Nofka: Doktori i hekurt
Garues: në peshat e rënda
Lartësia: 2.01 m
Kombësia: ukrainase
Datëlindja: 19 korrik 1971
Vendlindja: Belovodk, Kirgistan
Ndeshje boksi: 41
Fitore: 39
Të fituara me nokaut: 47
Humbje: 2
Doktor i Shkencave Sportive
Babai i Vitali dhe Vladimir Kliçkos, Vladimir Rodionoviç Kliçko, ishte një kolonel i forcave ajore të Ushtrisë Sovjetike. Vitali është martuar me Natalia Egorova, një ish-atlete dhe modele, në prill të vitit 1996. Vitali ka tri fëmijë: Yegor-Daniel, Elizabet-Viktoria dhe Maks (i quajtur sipas emrit të ish-kampionit të botës në peshat e rënda, Maks Shmeling). Ëorld Heavyëeight Champion Max Schmeling). Në vitin 1996, Kliçko u diplomua në Institutin Pedagogjik, duke kryer më pas studime pasuniversitare në Kiev. Më 29 shkurt 2000, Vitali fitoi gradën e doktorit të shkencave sportive.
Kandidat për njeriun e parë të Kievit
Kliçko nisi fushatën për e tij për kryetar të Bashkisë së Kievit pak kohë pas tërheqjes së tij. Ai humbi në vitin 2006 në zgjedhjet lokale të fituara nga Leonid Chernovetski, por u rendit i dyti me 26 për qind të votave përpara Oleksandr Omelchenko. Fushata e Kliçkos e bazuar mbi anti-korupsionin u mbështet nga partia Pora. Analistët deklaruar se ndoshta hyrja e tij me vonesë në fushatë i kushtoi dhe humbjen. Gjithsesi, ai është tani anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Kievit.
I pasionuar pas shahut
Të dy, si Vitali ashtu dhe vëllai i tij, Vladimiri janë të apasionuar pas shahut. Vitali është mik i ish-kampionit të botës në shah Vladimir Kramnik, dhe të dy kanë luajtur shpesh, ndeshje që natyrisht kanë përfunduar me fitoren e Kraminikut. Vitali është shprehur: “Shahu është i ngjashëm me boksin. Keni nevojë të zhvilloni një strategji, pasi keni nevojë të mendoni dy deri në tre hapa të mëtejshëm duke menduar se çfarë mund të bëjë kundërshtari. Duhet të jeni inteligjent. Po cili është ndryshimi midis shahut dhe boksit? Në shah, jo të gjithë janë ekspertë, por të gjithë e luajnë. Në boks të gjithë janë ekspertë, por jo të gjithë dalin në ring”. Vitali dhe vëllai i tij është përfshirë në aktivitete bamirësie për të mbështetur nevojat shkollave, kishave dhe fëmijëve. Në vitin 2002 ata arritën një marrëveshje me UNESKO-n, organizatë që mbështet më shumë se 180 projekte në 87 vende.
Vladimir Klicko, e “arta” nisi me Luan Krasniqin
Ndryshe nga vëllai i tij më i madh, Vitali, Vladimir Kliçko ka lindur në Semipalatinsk të Kazakistanit, më 25 mars të vitit 1976. Vladimiri është kampion bote në peshat e renda në versionet IBF, ËBO, IBO dhe Ring Magazine. Interesant është një fakt i bukur, pasi ukrainasi fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Ushtrive në Itali në vitin 1995, duke mundur boksierin shqiptar nga Kosova, Luan Krasniqi. I njohur me nofkën “Doktor çekiçi i çeliktë” u bë i njohur në Lojërat Olimpike të Altantës në vitin 1996, ku fitoi medaljen e artë duke mundur Pea Uolfgram. Titullin vakant të versionit ËBO e fitoi, më 10 prill 2004, duke munduer në Las Vegas, Lemon Brjusterin, dhe më 22 prill Kliçko i vogël mundi Kris Birdin për titullin IBF. Më pas erdhi fitorja me Rej Austin dhe, më 7 korrik 2007 mposhti në Gjermani, Lemon Brujsterin. E bujshme mbetet fitorja e tij kundër kampionit në fuqi të versionit ËBO, Sultan Ibramifov në “Madison Square” të Nju Jorkut, për titujt e përbashkët IBF-ËBO, një sfidë unifikimi titujsh që ndodhte qysh nga sfida Holifild-Ljuis në vitin 1999. Më 12 korrik 2008, në “Color Line Arena” të Hamburgut, Kliçko mposhti Toni Tompsonin pas 11 raundesh. Më 20 mars 2010, Kliçko mundi Edi Çambers me nokaut kur duheshin edhe vetëm pesë sekonda nga përfundimi i raundit final, me disa goditje të fuqishme mbi ballin e kundërshtarit.
I joshur nga aktorja amerikane
Ashtu si i vëllai, edhe ai ndoqi të njëjtat gjurmë në diplomimin e tij, madje dhe Vladimiri është Doktor i Shkencave Sportive. Flet katër gjuhë: ukrainisht, rusisht, gjermanisht dhe anglisht. Nga viti 2009 ai është i lidhur me aktoren amerikane Hejdën Panetiere. Vladimir Kliçko, përveç pasioni të shahut, është a apasionuar edhe pas sërfingut, golfit. Kliçko është shfaqur edhe në videon muzikore të këngës së Kris Kornellit, “Part of Me”, në vitin 2008.
SKEDA
Emri:Vlasimir Klicko
Nofka: Çekiçi i hekurt
Garues: në peshat e rënda
Lartësia: 1.98 m
Kombësia: ukrainase
Datëlindja: 25 mars 1976
Vendlindja: Semipalatinsk, Kazakistan
Ndeshje boksi: 57
Fitore: 54
Të fituara me nokaut: 48
Humbje: 3
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte, 09 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili