Vitet e para ne gjimnaze, pa libra

Kjo, per faktin se nje pjese e botimeve per ta nuk eshte ende gati nga ana e shtepive botuese. Behet fjale per tituj te rinj te pershtatur me nje program dhe kurrikul krejtesisht te rinovuar per vitet e para te gjimnazeve dhe shkollave te tjera te mesme te profileve te ndryshme.
Ajo qe ne hierarkine shkollore ndryshe mban emrin klasa e dhjete, nuk do te mundet qe t’u ofroje te rinjve te gjitha tekstet shkollore.
Kjo, edhe pse qe prej nje viti askush nuk ka studiuar ne kete nivel. Ndryshimi i sistemit arsimor shqiptar nga ai 8-vjeçar ne 9-vjeçar, qe brezin e pare e finalizoi vetem kete vit, beri qe vitin e kaluar ne shkollat e mesme te mos kishte klasa te dhjeta, ose vite te para.
Perfaqesues te Ministrise se Arsimit, pas kontakteve me shtepite botuese te perzgjedhura per procesin e pergatitjes se librave te rinj shkollore te perzgjedhura nga nje komision i posaçem, shpjegojne se cilet
do te jene tekstet qe do te mungojne ne ditet e para te shkolles per te rinjte e klasave te dhjeta te shkollave te mesme. Keshtu, sipas tyre, tekstet qe do te mungojne jane: letersia, guida turistike, fotografi dhe fotoshop, njeriu dhe ndryshimet klimaterike dhe TIK i avancuar.
Ne perputhje me afatet e vendosura nga Komisioni i Miratimit te Teksteve Shkollore, keta libra do te fillojne te shperndahen, duke nisur nga data 25-30 shtator 2009. Perfaqesuesit e MASH-it, nga ana tjeter, kerkojne mirekuptim per keto vonesa, per vete faktin se hartimi dhe botimi i ketyre teksteve te reja shkollore nuk ka qene nje proces i lehte dhe koha qe kane pasur ne dispozicion hartuesit dhe botuesit e tyre nuk ka qene shume e gjate.
Kjo, duke pasur parasysh procedurat neper te cilat kalon procesi i Altertekstit, i cili funksionon qe prej disa vitesh dhe krijon mundesine qe ne tregun e librit shkollor institucionet arsimore te kene mundesi te perzgjedhin titujt, te cilet i konsiderojne me te miret.
Ndaj per te gjithe prinderit keshillohet qe perpara se sa te kryejne blerjen e teksteve shkollore per femijet e tyre, te shohin neper shkollat perkatese listat e afishuara nga drejtorite per çdo nivel mesimor. Ne keto lista, perveç titujve te lendeve mesimore, jane shenuar perkrah edhe emrat e shtepive botuese qe i kane prodhuar.