Viti 2010, 179 ankesa, 63 persona të rikthyer në punë
01/03/2011 KSHC dorëzon raportin për emërimet dhe shkarkimet në administratë
Sekretarët e ministrive nuk respektojnë urdhrat që jepen nga DAP-i
Nga 179 ankesa për largim nga puna, për 63 prej tyre u është dhënë e drejtë nëpunësve të Shërbimit Civil, të cilët janë ankuar për largim nga detyra pranë Komisionit të Shërbimit Civil. Sipas raportit të dorëzuar në Kuvend nga ky institucion, bëhet me dije se në shumë raste eprorët nuk kanë zbatuar procedurat administrative disiplinore sipas radhës, por kanë kërkuar largimin e tyre nga puna. “Në raste të tilla Komisioni i Shërbimit Civil ka vendosur pranimin e ankesës sipas kërkimeve të ankuesit dhe shfuqizimin e veprimeve të eprorit të drejtpërdrejtë, pasi ka konstatuar moszbatimin e procedurave administrative disiplinore në dhënien e masave disiplinore, duke i mohuar nëpunësit të drejtën për tu informuar, për tu dëgjuar, për tu mbrojtur dhe për tu ankuar”, - thuhet në raport. Ndërkohë në 13 raste Komisioni i Shërbimit Civil ka vendosur ndryshimin e vendimit të eprorit të drejtpërdrejtë, duke pranuar pjesërisht ankesën. Në 27 raste ankesa është zgjidhur duke vendosur rrëzimin e tyre, pra në favor të institucionit, ndërsa në 46 raste të tjera ankesat janë zgjidhur duke vendosur pushimin e tyre, pasi ankuesit i mungonte statusi i Shërbimit Civil, pozicioni i punës nuk përfshihej në Shërbimin Civil, ankuesi ka hequr dorë gjatë shqyrtimit të ankimit për mungesë të ankimit dhe raste të tjera. Në total ky komision ka marrë në shqyrtim 258 raste, por vetëm për 179 prej tyre është arritur të merret një vendim, pasi pjesa tjetër është mbartur për tu shqyrtuar gjatë vitit 2011. Dhe në shifrën e sipërpërmendur një pjesë e ankimimeve kanë qenë të mbartura që nga viti i kaluar. Pra, siç evidenton dhe Komisioni, administrata jonë vazhdon të ketë probleme në emërime dhe shkarkime, megjithëse nga viti në vit vërehet ulje e ankimuesve për këto çështje.
Mosmarrëveshjet
Sekretarët e përgjithshëm të ministrive nuk marrin parasysh rekomandimet e Departamentit të Administratës Civile dhe vazhdojnë të paguajnë personat që kanë kaluar në listë pritjeje. Në raportin e Komisionit të Shërbimit Civil (KSHC) për vitin 2010 ngrihet si shqetësim se nuk ka një bashkëpunim mes DAP-it dhe sekretarëve të përgjithshëm të dikastereve, bie fjala, për vendet e punës që janë shkurtuar. Janë evidentuar raste kur, megjithëse DAP-i nuk e ka miratuar kalimin e ankuesve në listë pritjeje dhe ka urdhëruar rikthimin në punë sërish, ata kanë kaluar në listë pritjeje nga ana e sekretarit të këtij dikasteri. Kështu, Komisioni i Shërbimit Civil përmend raste në Ministrinë e Punës apo në MASH kur për efekt të shkurtimit të venit të punës ankimuesit nuk i është aprovuar kërkesa për në listën e pritjes, por kjo është bërë nga vetë sekretarët e përgjithshëm të dikastereve. “Vlen të theksohet se Departamenti i Administratës Publike duhet të luajë një rol më aktiv në këto raste. Ky institucion nuk duhet të mjaftohet vetëm me faktin se nuk ka miratuar listën e pritjes apo me faktin se i ka kërkuar zyrtarisht materiale ministrisë për të provuar nevojën e ristrukturimit”, - thuhet në raportin e KSHC-së.
Rekrutimet
Për sa u përket rekrutimeve duhet të themi se, ashtu si dhe një vit më parë, vazhdon të jetë problem i përbashkët i institucioneve të administratës qendrore dhe administratës vendore, emërimi në pozicione pune që bëjnë pjesë në shërbimin civil, nëpërmjet kontratave të përkohshme apo akteve të emërimit, duke mos respektuar kërkesat ligjore që përcaktojnë konkurrimin si të vetmin mjet emërimi. Konstatohet se kontratat e përkohshme janë bërë mjet i rregullt emërimi dhe për më tepër në rastet e konkurrimeve përsëri kandidatët e kontraktuar më parë arrijnë të fitojnë
Ngritja në detyrë
Shqetësues është fakti se në pjesën më të madhe të institucioneve të administratës qendrore të mbikëqyrura nuk është ndeshur asnjë rast i përdorimit të procedurave të ngritjes në detyrë. Pozicionet e niveleve të mesme dhe të larta janë plotësuar në të gjitha rastet nëpërmjet konkurrimit të hapur ose nëpërmjet emërimit me kontratë të punonjësve të institucionit ose të personave që kanë ardhur nga sektori privat. Tipik është rasti i një institucioni, ku për 12 pozicione pune të nivelit të lartë drejtues, përkatësisht 7 përgjegjës sektori dhe 5 drejtorë, janë plotësuar nëpërmjet emërimit me kontratë.
Rinovimi i kontratave
Megjithëse në disa raste kontratat janë rinovuar, përsëri konstatohet një shtrirje e gjatë kohore, që fillon nga viti 2009 e në vijim, çka do të thotë se këto akte kanë tejkaluar çdo lloj afati, çka do të përbënte emergjencë në punën e një institucioni, po të llogaritim këtu afatin maksimal që nevojitet për një procedurë konkurrimi, që është rreth 3 muaj. Nga DAP-i konstatohet se në 121 raste kontratat e administratës janë lidhur dhe vazhdojnë të prodhojnë pasoja ligjore, duke zbehur në këtë rast edhe rolin e Departamentit të Administratës Publike.