Viti 2012, me president të ri, reforma dhe institucione të vërteta
2012-a është një vit ku kalendari politik ndihmon stabilizimin e institucioneve, çliron institucionin e Presidencës nga kthetrat e Partiçkës së Bamir Topit dhe mundëson reformat e rëndësishme që kërkohen për marrjen e statusit të kandidatit Viti politik 2012 që po troket, pritet të jetë më i mirë se viti 2011 që sapo mbyllet. Kjo, jo aq “për forcë zakoni” apo në vazhdën e modelit “se më e mira do të bëhet”. Pritshmëria e një viti politik më “optimist”, ky që po vjen, krahasuar me atë që po ikën, “kushtëzohet” nga ikja bashkë me Vitin e Vjetër edhe e disa “modeleve të vjetra” që e kanë destabilizuar kalendarin politik të vitit 2011... Por që gjasat janë që këto “modele të vjetra” për vitin 2012 “të mos puthin” në kalendarin politik. Duke qëndruar te pritshmëria e vitit 2012, kalendari politik premton dhe ndihmon stabilizimin e institucioneve. Kjo është më e rëndësishmja, që pritet ti japë vitit 2012 “statusin” e një viti më të mirë politik, se viti 2011. Sigurisht, “stabilizimi i institucioneve” nuk lidhet me një proces të tipit vetëpastrimit, apo autokatarsis, por si një proces që ka nevojë për një shtytje. Dhe afërmendsh, janë njerëzit e politikës, që do i japin këtë shtytje këtij procesi për vitin 2012. Ndërsa rëndom nuk mund të mos besohet se ky kontribut i njerëzve të politikës, lidhet me përpjekjet aktive të një pjese të kosndierueshme që përfaqësohet nga mazhoranca politike, nga ana tjetër, një kontribut edhe më të madh, i disa njerëzve të tjerë me “statusin” e opozitarit politik, apo edhe me rreshtimin vullnetar në këtë krah, kandidatë për “pasiv” në politikë, është edhe më i madh. Me pak fjalë, pritshmëria që viti politik 2012 të jetë më i mirë se pararendësi i tij, çuditërisht, këtë herë varet nga “mos prishja punë” e disa njerëzve politik, përkohësisht “aktiv”, por kandidatë për “pasiv”. Në klasifikimin e këtyre rreth dy personave politik, që morën peng vitin politik 2011, por që për arsye objektive nuk do të mund ta bëjnë këtë gjatë vitit 2012, padyshim, nuk mund të mungojë Bamir Topi. Ndërsa pritshmëria për vitin 2012 është që kalendari politik të premtojë dhe ndihmojë stabilizimin e institucioneve, e njëjta pritshmëri e konfirmon një kalendar politik premtues dhe ndihmues edhe për faktin se gjatë vitit që sapo vjen do të çlirohet edhe institucioni i Presidencës nga kthetrat e Partiçkës së Bamir Topit. Kjo do të mundësojë edhe reformat e rëndësishme që kërkohen për marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidatit për në BE. Me ndërrimin e “statusit” të Bamir Topit, jo aq nga “President” në “ish-President”, se sa nga “aktiv” në “pasiv” në politik edhe Edi Rama, si strumbullari i problemeve politike për vitin 2011 (të datuara që nga 21 janari) do të jetë më “i çarmatosur”, nga një kooperturë “institucionale”, sikurse ajo e Presidentit, i cili nuk do të ketë më mundësi, jo vetëm “ti krehë bishtin”, jo vetëm atij (Edi Ramës)... ... Dhe pastaj “qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara”...
...