Viti akademik 2008-2009, mesimi me turne
Edhe kete vit studentet e Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores rrezikojne te zhvillojne mesimin me turne per shkak te mungeses se ambienteve dhe punimeve qe duhet te kryhen. Rektori Tanush Shaskaj shpjegon per gazeten se eshte bere kerkese per nje ambient tjeter, ndersa me kuotat e percaktuara nuk lihet rruge tjeter pervecse zhvillimit te leksioneve e seminareve nga ora 08:00 e mengjesit, deri ne 20:00 te mbremjes. Shaskaj thote se Universiteti i Vlores eshte nje nga me te miret ne vend, me nje fizionomi te qarte dhe me plane per te ardhmen. "Kemi nje bashkepunim mjaft aktiv me nje numer te madh universitetesh perendimore dhe kryesisht ato ne SHBA. Jemi universiteti i pare ne Shqiperi qe kemi punesuar pedagog te huaj, te cilet kane doktorata nga disa universitete me ne ze te Amerikes se Veriut dhe Evropes. Po shohim mundesine e akreditimit te universitetit nepermjet agjencive nderkombetare, proces qe do te nise ne janar te vitit 2009", thote Shaskaj per gazeten. Ai shpreson qe godina te jete funksionale per kete vit akademik dhe te perfundoje brenda afateve te percaktuara. "Nuk jane ambiente te pershtatshme e te mjaftueshme. Edhe me ndertimin e godines se re ne kemi mungesa te theksuara per ambientet. Per rreth 1/3 e kurseve qe do te hapen per semestrin e Vjeshtes, ne nuk kemi salla ku te zhvillojme mesim. Presim pergjigje nga ministria per nje ambient te ri", shpjegon kreu i Universitetit "Ismail Qemali".