E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i Ri 2012 troket në Zelandën e Re dhe Sidney me spektakël fishekzjarresh

ZELANDE E RE- Me spektakël fishekzjarresh, Neo Zelandezët pritën vitin e ri 2012.  Aukland ishte qyteti kryesor botëror ku kamerat botërore u përqendruan për të parë festimet për Vitin e Ri në Zelandën e Re. Ndërkaq, qindra mijëra njerëz u mblodhën në qytetin e Sidney në Australi për të festuar fillimin e 2011-ës ku u zhvillua një show me fishekzjarre, më i shtrenjti në botë.

Evropa kthen faqen e një "annus horribilis", shënuar nga rrezikimi i monedhës unike dhe kërcënimi i një recesioni, pa siguruar se viti 2012 do të jetë i kënaqshëm. Sot në mbrëmje, popujt në mbarë botën do të përpiqen të harrojnë momentet e këqija të vitit që do të lënë pas dhe të presin vitin 2012 me fishekzjarre, festime dhe tradita të ndryshme.

Në Japoni, familjet përfitojnë tradicionalisht nga këto ditë për të vizituar tempujt, dhe për më tepër festimet do të përfshihen nga kujtimi i katastrofës së Fukushimas, ashtu si dhe në Filipine ku stuhia tropikale Washi ka shkaktuar më shumë se 1 250 të vdekur këtë muaj.

Festimet evropiane do të nisin në Rusi, me fishekzjarre në sheshin e Kuq në Moskë, por gjithashtu me një spektakël të madh me muzikë të viteve 1970-1990, që do të ritransmetohet në ekrane gjigante duke kujtuar festimet e viteve të shkuara dhe që do të zhvillohet në sheshin Lubianka, para ndërtesës së ish-KGB.

Në Finlandë, qendra Helsinki, që feston në vitin 2012, 200-vjetorin e saj, do të ndriçohet në mënyrë spektakolare në një hapësirë prek tre kilometrash.
Në Paris, dhjetëra mijëra persona duke përfshirë dhe shumë turistë do të priten ashtu si çdo vit në Champs Elyses dhe në këmbët e kullës Eiffel për të festuar ndërrimin e viteve.

Italianët, pavarësisht krizës, do të kenë një koncert të madh falas në rrugën e Forumeve Imperiale në Romë, dhe në Venecia me një koncert në Teatrin ''La Fenice'' dhe fishekzjarre në Grand Canal.

Londra do ta festojë me bukurinë e hyrjes në vitin e Lojërave Olimpike, që do t'i presë në vitin 2012, me hedhjen tradicionale të fishekzjarreve në sheshin Tamise dhe dëgjimin në mesnatë të Big Ban-it.

Nga ana tjetër e Atlantikut, qindra mijëra persona do të mblidhen në Times Square, në Nju Jork për të marrë pjesë në traditën e vjetër që prej një shekulli: zbritjen për 60 sekonda të një topi të kristaltë shumëngjyrësh përgjatë një kolone.

Në Amerikën e Jugut shumica e ish-kolonive spanjolle do ta festojnë Vitin e Ri si në Spanjë duke ngrënë 12 kokrra rrushi deri në orën 12 të mesnatës. Në Brazil, në Rio, dy milionë brazilianë dhe turistë të veshur me të bardha janë mbledhur në plazhin Copacabana, për të parë fishekzjarret.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›