E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë, plagosen 3 persona

SARANDË- Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti në aksin rrugor Sarandë-Delvinë.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Shelegash, kur automjeti me të cilin udhetonin tre personat ka humbur kontrollin dhe më pas ka përfunduar jashtë rrugës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur Shpëtim dhe Arta Veliu përkatësisht 60 dhe 55-vjec si dhe Mustafa Hoxha 55-vjec. Sipas policisë paraprakisht mendohet se shkak të ketë qenë shpejtësia e mjetit.
(el.me/new24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›