E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vidhen edhe dy "Benz"-a të tjerë

Dy makina janë vjedhur gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që policia
ka nisur punën për gjetjen e tyre. Burimet zyrtare nga Policia e
Tiranës bënë të ditur se në orën 09:00 ka bërë kallëzim Ardian Mitrovasili,
32 vjeç, lindur dhe banues në rrugën "Frosina Plaku", pasi në
orën 01:30 të së djeshmes ka konstatuar se i kanë vjedhur mjetin e
tij tip "Mercedes Benz 250", me ngjyrë të zezë, me targa TR4505J, të
cilin e kishte parkuar pranë pallatit ku banon. Po në mëngjes ka bërë
kallëzim edhe Gramoz Bejko, 37 vjeç, lindur në Durrës dhe banues
në rrugën "Ferit Xhajko", pranë restorantit "Durrësi", pasi në orën
07:00 ka konstatuar se edhe atij i kanë vjedhur mjetin "Mercedes Benz
200", me ngjyrë të zezë, me targa TR4665F, të cilin e kishte parkuar te
garazhi i pallatit ku banon. Nga puna e bërë, u bë gjetje e mjetit me
targa TR4665F, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për gjetjen e mjetit
tjetër. Ky mjet i vjedhur u gjet në Paskuqan, i braktisur. Policia tha se
u kryen veprimet procedurale dhe po punohet për identifikimin dhe
kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›