Harrohen pensionistet mbesin pa shperblimin e fundvitit

TIRAN- Rreth 554 mije pensionistet nuk kane marre deri me tani kartolinen e fundvitit nga qeveria e cila ka te beje me shperndarjen e shperblimeve te fundvitit.
Deri dje kur data shenonte 24 dhjetor Keshilli i Ministrave nuk ka kaluar asnje vendim ku te parashikohet ndonje shperblim per pensionistet ne te gjithe vendin praktike kjo qe ishte aplikuar deri me tani cdo fundvit. Matematika i jep kryeministrit ende mundesine per te miratuar shperblimin e fundvitit por praktika duket se do i lere pensionistet me xhepat bosh.
Ashtu sic kishte ndodhur edhe ne vitet e meparshme pritej qe vendimi per shperblimet e pensionisteve te merrej gjate mbledhjes se dites se merkure te qeverise por nje gje e tille nuk ndodhi. Zakonisht per shperndarjen e shperblimeve Institutit te Sigurimeve Shoqerore i eshte dashur nje afat kohor prej rreth 10 ditesh. Por duke marre parasysh qe sot dhe neser jane dite pushimi duket me se i pamundur shperndarja e tij ne nje kohe kaq te shkurter edhe nese qeveria do te vendose ne ditet e ardhshme te jape kartolinen e fundviti edhe kesaj radhe per pensionistet.
Te pyetur ne lidhje me kete nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore shprehen se deri me tani dje ne kete institucion nuk ka ardhur ndonje vendim per shperndarjen e shperblimeve te fundvitit per pensionistet. Ne rast te nje vendimi te tille ISSH shprehet e gatshme per shperndarjen e shperblimeve ashtu sic eshte bere edhe gjate viteve te shkuara duke hartuar nje grafik te posacem.
Deri me tani nuk na ka ardhur nje vendim per dhenien e shperblimeve per pensionistet nese do te vije ne jemi te gatshem te bejme shperndarjen ashtu sic eshte bere edhe gjate vitit te shkuar. Mund te fillojme shperndarjen e menjehershme nepermjet hartimit te nje grafiku sic eshte bere edhe me pare- shprehen nga ISSH. Nderkohe edhe nga Ministria e Financave nuk konfirmohet marrja e nje vendimi te tille.
Nje vit me pare dhenia e shperblimeve te fundvitit u shoqerua me radhe ne sportelet e zyrave postare. Me heret filloi shperndarja e shperblimeve ne vitin 2008 ishte data 20 dhjetor.
Nje vit me pare vendimi per shperblimin e fundvitit perfshinte personat qe marrin pension pleqerie invaliditeti familjar pensione te posacme. Gjithashtu shperblime moren edhe veteranet e Luftes Antifashiste Nacionalclirimtare qe nuk perfitonin pension tjeter trajtime te vecanta si punonjes te nentokes dhe industrise ushtarake si dhe ish - ushtaraket dhe punonjesit e Policise se Shtetit qe perfitojne pension te parakohshem per vjetersi sherbimi.