E Diel, 1 Nëntor 2026

Albana Vokshi: Heshtja ime ndaj incidentit në kufi me Kosovën, për nder të origjinës sime

24-12-2010 / Gazeta 55

Albana Vokshi deputetja e partisë Demokratike shpjegoi gjatë seancës së djeshme parlamentare arsyen e heshtjes së saj për incidentin e ndodhur rreth një muaj me parë me policët kosovarë në kufirin me Kosovën. Arsyeja e heshtjes së saj është fakti se deputetja demokrate Albana Vokshi është me origjinë kosovare. Për nder të gjyshit të saj i cili u vra nga serbët dhe maqedonasit deputetja e PD-së, Vokshi deklaroi se s’mund të shkelë mbi gjakun e Kosovës.
“Kam heshtur e nuk kam folur sepse jam me origjine kosovare. Kam heshtur për shkak të situatës kritike delikate në Kosovë dhe pres vendimet e institucioneve të larta”.
Kështu u shpreh Vokshi gjatë seancës së djeshme parlamentare. Vokshi tha gjithashtu së policia ka hetuar shkeljet që i janë bërë në lidhje me këtë incident.
“Pas dy vendimeve të turpshme, Gjykata e Lartë ka gjetur dhe regjistruar 8 shkelje ndaj meje. Policia ka hetuar shkeljet që më janë bërë. Shumë shpejt do dalë në dritë ajo që kam bërë”, tha deputetja e Partisë Demokratike Vokshi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›