Nje drame e rralle tre motra me kancer ne gjoks brenda vitit

Dhimbja dhe trishtimi ka lenduar tri motra brenda nje viti. Fati i tyre eshte aq i trishte sa edhe i pabesueshem por ne fakt ka ndodhur. Brenda vitit 2010 te tri motrat jane diagnostikuar me kancer dhe te tri motrat semundjen e rende e kane pasur ne te njejtin vend dhe pikerisht ne gjoks.
Rasti i rralle ka habitur edhe bluzat e bardha pasi ndonjehere ishin ndeshur me dy raste ne nje familje por per tre motra ishte e rralle. Kryeinfermierja e sherbimit te Onkologjise ne Qendren Spitalore Universitare Nenen Tereza Blerina Cenameri pohon per gazeten se rasti i tri motrave i ka habitur megjithese shkencerisht kjo semundje ne shume raste eshte e trasheguar.
Duket e frikshme megjithate ato kane ditur ta perballojne kete sfide. Ne dhomen e pacientes shikon vizitore dhe familjare te cilet i rrine te koka diten dhe naten. Per ta ky problem eshte kthyer ne rutine sepse spitali u eshte bere si shtepi e tyre duke qendruar afer motrave qe kane zevendesuar njera-tjetren.
Tri motrat brenda vitit i jane nenshtruar bisturise dhe ne te njejtin vend per te shpetuar jeten. Kirurget duket se jane ndeshur me te njejten diagnoze dhe kane bere maksimumin qe ato ta kalojne me sukses kete sfide. Ne shtratin e spitalit Onkologjik momentalisht ndodhet njera nga tri motrat e cila eshte rreth te 50-ve dhe profesioni i saj eshte pedagoge.
Semundjen po e lufton me cdo menyre edhe pse e ka sulmuar dy here brenda vitit. Te tri motrat jane bere operacion per te hequr masen nga gjoksi. Ne fakt motra 50-vjecare eshte bere operacion dy here sepse kirurget e pane te domosdoshem nderhyrjen serish - pohon kryeinfermierja Cenomeri. Madje ajo tregon se te tri motrat i jane nenshtruar kimioterapise sepse ky proces mjekimi ka qene i pashmangshem per to.
E ndersa fatkeqesia i ka perplasur ne dyert e spitalit problemet e pacienteve nuk mbarojne ketu. Ne fakt nuk eshte vetem problemi i tyre por i te gjithe pacienteve te sherbimit te Onkologjise pasi pjesa me e madhe e citostatikeve mungojne ne spital. Bluzat e bardha pohojne se prej disa muajsh perballen me mungesen e citostatikeve barnat e mjekimit te pacienteve me kancer dhe se kete problem e kane ngritur edhe ne drejtori.
Ndersa pacientet pohojne se citostatiket i blejne ne farmaci dhe se jane shume te shtrenjta per ti perballuar. Mund te shpenzojme deri ne 1 milion leke ne muaj dhe per fat te keq kjo eshte e paperballueshme per ne - pohon njeri nga pacientet e sherbimit te Onkologjise.
Kirurgu Diagnostikimi i hershem shpeton jeten
Rasti i tri morave me kancer ne gjoks brenda nje viti duket i rralle kur e degjon por shkenca e njeh kete dukuri. Kirurgu i Sherbimit te Onkologjise ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza Artan Bodeci pohon se trashegimia eshte nje nder faktoret kryesor te kancerit te gjirit.
Sipas tij ne vitet 80 kishim rreth 200 raste te reja ne vit ndersa pas vitit 2000 numri i rasteve te reja ka arritur ne 400 ne vit. Rritja e numrit te rasteve te reja sipas kirurgut lidhet me disa arsye duke filluar nga rritja e numrit te femrave qe depitohen nga viti ne vit.
Gjithashtu ai pohon se jane rritur faktoret e riskut sepse ka ndryshuar edhe stili i jetes sepse femrat sot konsumojne alkool duhan perdorin me shuam kontraceptive me perberes hormonal. Mund te them se faktor risku eshte edhe lindja e femijeve ne moshe te madhe nga femrat pasi tashme preferojne te lindin pas moshes 30-vjecare.
Ajo cka dua te theksoj eshte se faktor risku eshte trashegimia. Kjo nuk do te thote se nese dikush ne fis eshte me kancer do te jete domosdoshmerisht gjithe fisi - pohon kirurgu Artan Bodeci duke shtuar se cdo femer mund te jete e riskuar te beje kancer ne gjoks.
Duke u nisur pikerisht nga keta faktore risku dhe rrezikshmeria apeli i kirurgut eshte kontrolli periodik qe femrat duhet te bejne. Sipas tij kanceri i gjirit tashem eshte i sherueshem nese kapet ne faza fillestare ne te kunder pastaj pasojat mund te jene fatale.
Sipas tij cdo femer mbi te 30-at duhet te beje mamografine nje here ne 6 muaj. Nderkohe ai pohon se kapje ne fazat fillestare te kancerit te gjoksit ndikon edhe ne efektet kozmetike pasi mund te ruhet estetika e gjoksit.