E Diel, 1 Nëntor 2026

Flamur Noka: “Opozita, akuza false dhe të rreme drejt qeverisë”

24-12-2010 / Gazeta 55

Deputeti demokrat, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në seancën e fundit parlamentare për këtë vit vuri në pah punën e bërë nga mazhoranca gjatë këtij viti dhe akuzoi opozitën për akuzat false e të rreme që hedh mbi qeverinë. “Kjo qeveri do të mbahet mend për hyrjen në NATO, për liberalizimin e vizave, për rritjen e rrogave dhe pensioneve,për ndërtimin e shkollave, kopshteve, spitaleve, rrugëve etj. Kjo që bëni ju deputetë të partisë socialiste është e turpshme. Ju tregoni qartësisht se jeni parti e lejeve të ndërtimit , e projekteve që bën udhëheqësi juaj Rama, e trafikantëve të drogës. Ju jeni një parti që shikoni interesat tuaja. S’jeni një parti që mbroni interesat e shqiptarëve. Si mundet që vini këtu dhe thoni që rroga e ish-ushtarakëve të barazohet me rrogat e deputetëve. A është normale kjo? Ju s’doni t’ia dini për diskriminimin social. Çfarë keni bërë ju për 8 vjet? Asgjë s’keni bërë”, ishte deklarata e deputetit Noka gjatë fjalës së tij në seancën e djeshme parlamentare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›