Mjekesi vijon protesta e specializanteve

“Rregullorja e ka të qartë se kalojnë vetëm fituesit. Këta fitues intervistohen dhe roli i intervistës është që të bëjë seleksionimin përfundimtar në logjikën e klasifikimit”, ka sqaruar Kule.
Ndërsa sipas zotit Pipero, ky proces eshtë mëse transparent falë një ekipi profesorësh dhe doktorësh të njohur, të përfshirë në këtë proces.
“Ministria e Shëndetësisë është më e interesuara që të ofrojë shërbim mjekësor të kualifikuar në të gjithë vendin. Garantojmë se procesi do të jetë transparent”, ka deklaruar Pipero.
Të dy drejtuesit u kanë premtuar studentëve specializantë se do të ketë shtesë të kuotave të specializantëve në mjekësi, më qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit.
Madje, studentët që kanë studiuar në universitetet e njohura jashtë Shqipërisë nuk do të përfshihen në kuotat e përcaktuara nga qeveria.