E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia hedh poshtë kritikat për dënimin e Kodorkovskit

Zyrtarët rusë i kanë hedhur poshtë kritikat ndërkombëtare, një ditë pasi gjykata e Moskës e dënoi ish manjatin e naftës Mihail Kodorkovski edhe me gjashtë vjet burg shtesë.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, tha se gjykatat e Rusisë janë të pavarura, dhe i përkujtoi ata që janë "alarmuar" nga verdikti, se Kodorkovski ka të drejtë ta apelojë vendimin.

Kodorkovski, dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi, dhe bashkëpunëtori i tij Platon Lebedev u dënuan dje me 14 vjet burg, pasi u shpallën fajtorë për vjedhje dhe larje parash.

Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë evropiane kanë dënuar verdiktin, duke thënë se janë të shqetësuar se ai mund të ketë qenë i motivuar politikisht për shkak të kundërshtimit politik të Khodorkovskit ndaj kryeministrit Putin dhe aleatëve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›