E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusi, KGB bastis shtëpitë e gazetarëve

Dëshmitarët në Bjellorusi thanë sot se pjesëtarë të policisë sekrete bjelloruse, apo KGB, kanë bastisur shtëpitë dhe zyrat e gazetarëve të pavarur, të cilët i mbuluan zgjedhjet presidenciale të 19 dhjetorit.

Agjencia AP citoi fotoreporteren Julia Doroshkeviç, të ketë thënë se kamerat e saj, kompjuterat dhe incizimet janë sekuestruar gjatë bastisjes së banesës së saj.

Grupi "Reporterët pa Kufij" i ka dënuar bastisjet, për të cilat thotë se synojnë t`i sekuestrojnë të gjitha dokumentat lidhur me mbulimin e zgjedhjeve, në të cilat presidenti aktual Aleksandr Lukashenka siguroi edhe një mandat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›