Silva, mirënjohës i Mancinit

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva thotë se, për përparimin e tij si futbollist, meritat më të mëdha i ka menaxheri Roberto Mancini.
25 vjeçari po shkëlqen në Angli, pas transferimit të vitit të kaluar nga Valencia, për rreth 30 milionë euro.
Trajneri italian, ditë më parë thoshte se përfaqësuesi spanjoll është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe se lirisht mund të luajë në Barcelonë ose Real Madrid. “Jam mjaft i lumtur për komentet që ka bërë Mancini për mua. I jam mirënjohës për besimin e dhënë dhe nëse jam këtu ku jam sot, është meritë e tij”, tha Silva.