Taiwo-Milan, drejt ndarjes

Mund të jetë e përfunduar, së paku përkohësisht, eksperienca në Itali për Taye Taiwo, mbrojtës nigerian, të cilin Milani e kishte marrë gratis gjatë verës, pas përfundimit të kontratës së tij me Marseillen.
Sipas të përditshmes italiane, ‘Tuttosport’, mbrojtësi i majtë mund të huazohet në janar, me shumë mundësi që të kthehet në Ligue 1, pasi që trajneri Massimiliano Allegri duket i vendosur të mos llogarit në të, pasi që nuk bindi atëherë kur iu dha rasti.
Vetëm një paraqitje në kampionat deri tash për 26 vjeçarin. Ai luante në Marseille nga viti 2001, ndërsa ka 51 paraqitje dhe 5 gola në Kombëtare.