E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham synon Olimpiadën

David Beckham synon ta fitojë Olimpiadën ‘Londra 2012’. Mesfushori anglez pritet ta përfaqësojë Britaninë e Madhe në kompeticionin që mbahet vitin e ardhshëm.

“Nuk ka qenë kurrë mister. Të jem pjesë e skuadrës kombëtare do të ishte e jashtëzakonshme. Ta fitoj medaljen e artë është objektiv imi dhe fakti që Olimpiada është ajo ku jam rritur, të jem pjesë e saj, do të thoshte shumë për mua”, deklaroi futbollisti anglez për ‘Daily Telegraph’.

Ai nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por vendimi i tij final do të lidhet me dëshirën për të marrë pjesë në Olimpiadë. Për këtë, Beckham po e kërkon një skuadër e cila do t’i garantonte se do të luajë në vazhdimësi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›