E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri akademik Kule Rritje e numrit te studenteve

Universitetit të Tiranës do t’i shtohen rreth 6000 studentë të rinj, për vitin akademik 2011-2012, për sistemin me kohë të plotë. Por këtij numri, do t’i shtohen dhe me mijëra studentë të tjerë të rinj në ciklet e tjera të studimit, si part-time, apo atij të doktoraturave.

Kështu shprehet për Albanian Screen, rektori i këtij institucioni Dhori Kule, i cili thotë se në top – listën e fakulteteve me numër më të lartë kuotash të reja, është Ekonomiku.

“Në sistemin full-time, universiteti i Tiranës ofron 6 mijë kandidatë të rinj. Është sistemi part time, ku vitin e kaluar kishim rreth 2500 kandidatë. Bashkë me kandidatët për doktoraturë kemi 12.500 studentë të rinj në cikle të ndryshme të studimit”- tha Dhori Kule, rektor i universitetit të Tiranës.

Rektori flet edhe për tarifat e shkollimit. Ai thotë se ato janë më të ulëtat në të gjithë Evropën, por nëse do të ketë rritje këtë vit, vendimin do ta marrë Këshilli i Ministrave. E vetmja gjë që apelon sërish ai, është mirëmanaxhimi i tyre.

“Univeristetet kanë nevojë që nqs nuk kompensohet me rritjen e tarifave shkollimi, pjesa tjetër duhet të kompensohet me financim buxhetor që brenda universiteteve, rialokimi të bëhet sa më optimal, dhe të shkojë sipas nevojave dhe kritereve që kanë universitetet”- tha Kule.

Përsa i përket stafit pedagogjik, të gjitha fakultet thotë rektori, kanë nevojë për pedagogë. Akualisht Universitetit të Tiranës i duhen rreth 120 arsimtarë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›