E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaza vritet pak ore pas rrembimit aktivisti italian

Një aktivist italian propalestinez gjendet i pajetë vetëm pak orë pas rrëmbimit të tij në Rripin e Gazës. Vitorio Arrigoni, 36 vjeç ishte rrëmbyer  nga një grup salafit që sipas BBC-së, e konsideron Hamasin si tepër të moderuar.

Rrëmbimi i vullnetarit italian ishte kryer për t’i bërë presion Hamasit të lirojë liderin e salafitëve, Sheik Abu Valid al-Makdasi e të arrestuar të tjerë. Policia bëri të ditur se i riu që pas pak ditësh do të kthehej në Itali u zbulua i varur në një banesë pas një telefonate anonime.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me ngjarjen. Italia e ka dënuar vrasjen barbare që e ka cilësuar një akt dhune të ulët e të pakuptimtë. Arrigoni ishte i pari i huaj i  rrëmbyer në Gaza që pas rrëmbimit të korrespondentit të BBC-së, Alan Xhonston në 2007-ën. Në një video të postuar në Jutub, Arrigoni shfaqej me sytë e zënë me shirit të zi dhe me shenja të qarta dhunë në trup e fytyrë.

Në video lexohej: "Pengu italian hyri në tokën tonë vetëm për të përhapur korrupsionin. E po ashtu, Italia quhet shtet i pabesë. Nuk dihet ende pse pengu ishte ekzekutuar para skadimit të afatit të vendosur, por sipas ministrit të brendshëm të Hamas-it ai ishte vrarë pak orë pas rrëmbimit. Zëdhënësi i ministrisë Ehab al-Gusein deklaroi se ai ishte ekzekutuar në një mënyrë të tmerrshme.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›