E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viti i ri akademik, hapen 24 programe të reja studimi

Rreth 24 programe të reja studimi do të hapen gjatë vitit akademik 2011-2012 në të gjitha universitetet publike të vendit, çka do ta çojë në 289 numrin total të degëve. Kuota totale e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë për studimet e ciklit të parë me kohë të plotë, për vitin akademik 2011-2012, është planifikuar të jetë 25 153 studentë. Këtu janë të përfshirë kuotat e pranimeve të reja (kuotat e përgjithshme të pranimit, kuotat për të verbrit e për romët, kuotat për kandidatët nga trojet, kuotat për program të dytë studimi, transferime studimesh dhe kuotat për shtetasit e huaj).

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›