E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pikat e kalimit kufitar, doganierët grekë, grevë 2-ditore

Punonjësit e Doganave greke, në pikat e kalimit kufitar, do të zhvillojnë një grevë dyditore, duke nisur nga ora 07:00 e ditës së hënë deri në orën 07:00 të ditës së mërkurë.

Për shkak të kësaj greve, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve, por vetëm i udhëtarëve. Policia informon qytetarët për këtë grevë të doganierëve, duke u kujtuar atyre marrjen e masave të nevojshme, pasi në të gjitha pikat e kalimit me shtetin Grek do të bëhet vetëm përpunimi i personave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›