E Shtunë, 31 Tetor 2026

Video-përgjimi, zhvillohet sot gjyqi ndaj Ilir Metës

Pritet të zhvillohet sot në Gjykatën e Lartë seanca gjyqësore ndaj ish-zv/kryeministrit Ilir Meta në lidhje me video-përgjimin e publikuar kohë më parë në media.
 

Seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa pritet të trupi gjykues të përzgjedhë ekspertët e rinj, që do të verifikojnë videoregjistrimin, pas dy ekspertimeve të shfuqizuara të specialistëve amerikanë dhe anglezë.
 

Ndërkohë pritet që në seancën e sotme të mësohet nëse ekspertët do jenë vendas apo të huaj, e nëse janë shqiptar do të jenë nga laboratori i kriminalistikës apo laboratorë private në Tiranë.
 

Seanca e fundit u shty pasi nuk ishin gjetur ende specialistët të cilët do të realizojnë ekspertizën auto-vizive të video-përgjimit ndaj Metës.
Riekspertimi i video-përgjimit ndaj Metës u vendos disa seanca më parë, kur Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video.
 

Ish-zv/kryeministri Ilir Meta është vënë nën akuzën për korrupsion nga Prokuroria e Përgjithshme, pas publikimit në media të një video ku ai shfaqej me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, në një bisedë për disa tendera të ministrisë së Ekonomisë. Vetë zoti Meta e ka cilësuar videon, e realizuar nga ish-ministri Prifti, si një manipulim dhe shantazh ndaj tij.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›