Viti i ri shkollor, Berisha shpërndan dhurata për jetimët
TIRANË- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij kanë pritur një grup fëmijësh të shtëpisë për kujdesin e fëmijëve jetimë “Zyber Hallulli”.
Duke ju uruar suksese për vitin e ri shkollor kryeministri shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët e kësaj qendre, të cilat përmbanin çanta shkolle, artikuj të ndryshëm shkollor, etj.
Kryeministri Berisha e përgëzoi zonjën Mandria për punën që bëhet në këtë institucion. Drejtoresha e kësaj qendre zonja Drita Mandria theksoi se rikonstruksioni që po i bëhet insitucionit që ajo drejton, nuk do të jetë thjesht një riparim, por një përshtatje e ambientit në tip shtëpi-familje në mënyrë që fëmijët të jenë më grup mosha të caktuara, të kenë ambjent ndenje, kuzhinë, biblioteke, ambjent lojërash etj.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)