E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 profesionet e së ardhmes

Fitimet më të larta do ti kenë higjenistët dental, por edhe konsulentët financiar. Më e parashikueshme për inxhinierët, që do të kenë më tepër punë, bashkë me mjekët. Për kë dëshiron të zgjedhë studimet që që do të ndërmarr, të mos nënvleftësoi raportin e analistëve informatikë dhe specialistët e marketingut që kërkohen nga ndërmarrjet.

Klasifikimi i profesioneve me fat për dhjetëvjecarin e ardhshëm amerikan por që i dhuron edhe vendeve të tjera një perspektiv për të reflektuar mbi ndryshimet e botës së punës. Listën e ka publikuar revista ekonomike 24/7 Wall St., duke analizuar të dhënat statistikore të ministrisë së punës amerikane, që monitoron rritjen, pagat, vendet e lira në 750 kategori profesionale aktive në territor, nga viti 2008 deri ne vitin 2018. Në dhjet pozicionet e para dallohen 3 profesione të lidhura me shëndetin, ndërkohë që popullsia plaket do të nevojiten shërbimet mjekësore bazë dhe ndihma infiermerike bashkë me higjienën dentale. Të parët në klasifikim janë infermierët, me pothuajse 600 mijë vende të reja pune që do të krijohen deri në vitin 2018. Ndërkohë mjkët dhe kirurgët janë në vend të pestë, higjenistët dental zënë vendin e nëntë.

Për 7 pozicionet e tjera kërkohet një specializim më specifik, si inxhinieria civile. Konsulentët financiar, të cilët do të këshillojnë njerëzit si të investojnë parat e tyre, zënë vendin e 10. Informatike sheh rritje në numrin e punëtorëve të saj, me një rritje prej 20%.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›