E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen emigrantët, mbi 20 mijë persona dalin nga Porti i Durrësit

Durrës- Fundi i muajit Gusht ka sjellë edhe largimin e emigrantëve shqiptarë drejt vendeve kua ata jetojnë.

Sipas shifrave të policisë mbi 20 mijë persona kanë udhëtuar nga Porti i Durrësit gjatë fundjavës, ndërsa kanë dalë edhe 5 mijë automjete.

Numri më i madh i emigrantëve që përdorin Portin e Durrësit janë ata që lëvizin drejt Italisë, ndërsa policia portuale ka marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin.

Fluks ka patur edhe në pikat e tjera doganore, pasi gjatë 24 orëve të fundit në 4 pikat kufitare të Qarkut Korçë kanë dalë 6960 persona, 2133 mjete. Pika ku ka më shumë emigrantë është Kapshtica pasi kanë dalë 5100 persona me 1300 mjete.

Deri në 31 gusht pritet të jetë e njëjta situatë, ndërsa pas kësaj datë pothajse janë larguar të gjithë emigrantët. Në krahasim me fillimin e muajit ka një numër shumë të ulët emigrantësh që kthehen në atdhe, pasi numri i tyre në një ditë është nën 800.

/IDEA/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›