E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vitin e ardhshëm pritet të hiqen vizat për Maqedoninë

Shkup (Start)-Eurokomisioneri për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot deklaroi se Maqedonia është shumë më para se të gjitha vendet në rajon në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

“Nuk përjashtohet heqja e tërësishme e regjimit të vizave për Maqedoninë në vitin 2009”, ka theksuar Barrot në Zagreb në një takim me ministrat e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Mihajllo Manevski dhe Gordana Jankullovska.

Në këtë takim i cili është mbajtur në margjinat e Forumit dyditor të BE-së të ministrave të punëve të brendshme dhe drejtësisë nga Ballkani, është diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave dhe për rrjedhën e reformave në polici dhe në gjyqësi në Maqedoni.

Baro ka përshëndetur përparimin në reformat policore dhe gjyqësore dhe rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpi sërish ka

porositur që të vazhdohet me të njejtën tempo.

Eurokomisioneri për Drejtësi i BE-së, Jacques Barrot deklaroi se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që taq luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar nëse duan të bëhen pjesë e BE-së. (INA)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›