Barak:SHBA të mos heqin dorë nga sulmi kundër Iranit
Jerusalem (start) Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak ka kërkuar nga SHBA-ja, që të mos hiqet mundësia e një ndërhyrje ushtarake kundër Iranit, si përgjigje ndaj programit bërthamor të këtij vendi. Deklaratat e Barak u bënë gjatë një takimi me sekretare amerikane të Shtetit Condoleezza Rice.''Ne jemi të bindur që Irani vazhdon të insistojë për mbajtjen e armëve bërthamore dhe vazhdon të gënjejë botën mbi negociatat për kontrollin e këtyre armatimeve''-deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak