Viviano mungon për gjashtë muaj

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 17:48
Portieri i Interit, Emiliano Viviano do të qëndrojë jashtë fushës për gjashtë muaj për shkak të një lëndimi në ligamentet e gjurit të majtë që pësoi në stërvitje, të shtunën.
Viviano 25 vjeq iu bashkua Nerazzurrëve nga Bologna gjatë kësaj vere dhe pritet të mungon në gjithë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ish portieri i Cesenas dhe Brescias ka bërë gjashtë paraqitje për Italinë si zëvendësues i Gianluigi Buffonit por tani do ti mungon Azzurrëve në katër ndeshjet e mbetura të fushatës kualifikuese për Euro 2012.