Kore J., kryeministri i zgjedhur refuzon të marrë detyrën
“Heq dorë nga detyra ku jam zgjedhur për të mos dëmtuar politikën e presidentit”, u shpreh ai në një konferencë shtypi. “Edhe sikur të bëhesha kryeministër, si mund të merresha me ndonjë detyrë pa patur besimin e popullit?”, shtoi ai.
Gjatë një seance dëgjimore zhvilluar javën e kaluar në parlament ku pritej të konfirmohej emërimi i tij, Kim u akuzua veçanërisht për fshehjen e të ardhurave, të siguruara në mënyrë të paligjshme nga hua bankare për fushatat e tij elektorale dhe për shfrytëzimin e punonjësve të autoriteteve qeveritare lokale për punët e shtëpisë kur ishte guvernator i provincës Gyeongsang.
Partitë në pushtet dhe ato në opozitë vendosën të premten ta shtyjnë votimin për konfirmimin e Kim në postin e kryeministrit, i parashikuar për sot. Kim Tae-Ho, 47 vjeç, do të ishte kryeministri më i ri i qeverisë së Koresë së Jugut që prej pothuaj 40 vjetëve dhe emërimi i tij mendohej të pasqyronte dëshirën për ndryshim.