Botërori i basketbollit, Spanja e nis me humbje
Turneu që po zhvillohet në Turqi ka nisur menjëherë me një rezultat befasues, ku kampionët në fuqi të Spanjës janë mundur 72-66 nga Franca në ndeshjen që ngriti siparin e kampionatit. Mungesa e lojtarit kryesor, Po Gasol, ka ndikuar në lojën e “demave”. Kampionët e filluan mjaft mirë ndeshjen në periodën e parë, por lëshuan terren gjatë minutave në vijim.
E ka nisur fuqishëm kombëtarja amerikane, që mposhti pa vështirësi 106-78 Kroacinë. Megjithëse pa yjet kryesorë të NBA-së, Kobi Brajant apo Lebron Xhejms, kombëtarja e yjeve dhe shiritave iu imponua në lojë kundërshtarit, e udhëhequr nga Erik Gordon dhe Kevin Durant.
Në ndeshjet e tjera, Serbia nuk fali përballë Angolës duke fituar lehtësisht 94-44, kurse Greqia, finaliste në 2006-ën, mundi 89-81 Kinën. Fitore befasuese arriti edhe përfaqësuesja e Libanit që mundi Kanadanë 81-71, ndërkohë që Australia triumfoi ngushtë 76-75 ndaj Jordanisë.
Megjithëse shënoi 37 pikë për Zelandën e Re, Kirk Peni nuk arriti të shmangë humbjen përballë Lituanisë. Sfida përfundooi me rezultatin 92-79. Argjentina, një nga pretendentet për të fituar titullin (së bashku me SHBA-në, Spanjën, Greqinë, Serbinë dhe Lituaninë) mundi Gjermaninë 78-74, kurse Rusia kaloi me sukses Porto Rikon.