Kompania FIN Mecanica e gatshme te shtrije rrjetin investimeve ne Shqiperi

Kryeministri Berisha pret nje grup investitoresh italiane te kompanise FIN Mecanica
Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim nje grup investitoresh italiane te kompanise nderkombetare me origjine italiane FIN Mecanica te kryesuar nga kryetari i bordit dhe drejtori ekzekutiv i saj Pier Francesko Guarguaglini. Duke falenderuar kryeministrin per mikpritjen Guarguaglini u shpreh se ishte hera e pare qe vizitonte Shqiperine dhe se Bordi i drejtuesve te kompanise vendosi te konsideronte mundesine e shtrirjes se aktivitetit te tyre edhe ne vendin fqinj duke u nisur nga arritjet ekonomike te Shqiperise te cilat ishin shume impresionuese per kompanine e tij.
Kompania FIN Mecanica ka identifikuar disa fusha te mundshme bashkepunimi me qeverine apo biznesin shqiptar midis te cilave sektorin e transportit ku kjo kompani eshte lider ne bote ne prodhimin e mjeteve te transportit urban dhe hekurudhor si autobuse dhe trena si dhe menaxhimin e sherbimit te transportit.
Kompania e cila njihet per eksperiencat e saj dhjetera vjecare ne kete fushe ne mbare boten se fundmi eshte nderuar me cmimin nderkombetar per rregullimin dhe modernizmin e sistemit urban ne Danimarke.
Fusha e dyte ne te cilen shihen mundesi investimi eshte ajo e sigurise dhe kontrollit te kufijve detare dhe tokesore. Edhe ne kete fushe FIN Mecanica ka aktivitet te gjere dhe te shumellojte si ne prodhimin e mjeteve te kontrollit po ashtu dhe ne aplikimin e sistemeve mbrojtes. Ne kete sektor perfshihet gjithashtu edhe kontrolli dhe siguria e trafikut ajror nepermjet sistemeve te integruara qe ato disponojne.
Sektori i trete i cili ofron potencial per investime eshte dhe sektori i energjise. Kjo kompani prodhon turbina per central dhe eshte e interesuar per rritjen e impianteve te prodhimit te energjise qofte hidro qofte me gaz dhe cikel te kombinuar.
Nga ana e tij kreu i qeverise Berisha e falenderoi drejtuesin e kompanise nderkombetare FIN Mecanica Guarguaglini dhe u shpreh se ndihej i nderuar qe nje kompani gjigande e mirenjohur konsideronte Shqiperine si nje vend potencial per shtrirjen e aktivitetit te tyre. Ne kete kontekst kryeministri u shpreh se prania e kesaj kompanie ne Shqiperi eshte deshmi e forcimit dhe thellimit te marredhenieve shume te mira ne te gjitha fushat qe ekzistojne mes dy vendeve tona Italise dhe Shqiperise.
Duke i njohur investitoret italiane me situaten ekonomike ne vend dhe fushat me interes per investime kryeministri Berisha u shpreh se sipermarrja shqiptare eshte ne nje faze te tille zhvillimi qe justifikon dhe garanton suksesin e projekteve te tyre. Kryeministri theksoi se te tre fushat e konsideruara me interes per investim nga kompania FIN Mecanica jane fusha qe po rriten dhe zhvillohen me shpejtesi te cilat kane qene te qender te reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare.
Duke u ndalur me gjeresisht kryeministri u shpreh se modernizimi i ushtrise para dhe pas hyrjes ne NATO eshte i rendesishem per qeverine shqiptare po keshtu kontrolli dhe mbrojtja e kufijve ajrore detare dhe tokesore. Per sa i perket energjise kryeministri tha se energjia eshte sektori me bumin me te madh ne dy vitet e fundit dhe me numrin me te medha te projekteve ne zbatim kurse per sa i takon transportit Berisha theksoi se ka qene dhe eshte nje fushe me shume prioritet i qeverise shqiptare dhe nje baze e rendesishme e sukseseve te arritura deri me sot.
Ne kete kuader kryeministri theksoi se modernizimi dhe rregullimi i transportit urban edhe pse detyre dhe pergjegjesi e pushtetit lokal eshte domosdoshmeri te konsiderohet edhe nga pushteti qendror prandaj propozimet e kompanise me kaq eksperience dhe standarde nderkombetare do te konsiderohen me interes nga qeveria shqiptare .
Guarguaglini i tha kryeministrit Berisha se ne viziten e tij te pare po takonte dhe bisedonte me te gjithe ministrat e linjes qe mbulojne fushat e interesit per investim si ministrin e ekonomise transportit mbrojtjes te brendshem etj dhe se shpejti do te kthehej ne Shqiperi me projekte konkrete.
Nga ana e tij kryeministri Berisha i premtoi mbeshtetjen e plote te projekteve te tyre nga te gjitha nivelet e qeverisjes.