PDU i dorezon kongresmenit Kirk dosjen voluminoze te ceshtjes came
Deputetet Idrizi dhe Tahiri zhvilluan dje nje takim ne Chicago me kongresmenin Mike Kirk dhe i dorezuan atij dosjen me materialet per ceshtjen came dhe i sqaruan per te gjithe aktivitetin e PDU ne lidhje me kete ceshtje. Kongresmeni Kirk eshte nje mik i mire i shqiptareve dhe i Shqiperise. Ai ka qene pilot dhe ka marre pjese aktivisht ne konfliktin ne Kosove dhe ish republikat jugosllave. Keshtu si nje njohes i mire i situates politike te Ballkanit ai diskutoi me Shpetim Idrizin per situaten aktuale ne Ballkan dhe te dy rane dakord se pavaresia e Kosoves eshte nje histori e mbyllur dhe e pandryshueshme dhe se te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni me zbatimin e plote te Marreveshjes se Ohrit ne Luginen e Presheves dhe ne Mal te Zi duhet te respektohen ne cdo rast.
Me pas dy bashkebiseduesit rrahen mendimet mbi ceshtjen e fundit te pazgjidhur te Ballkanit ate te Camerise.
Ne materialet e dorezuara nga kryetari i PDU-se Idrizi ishin nje sere dokumentesh ligjore qe faktojne kerkesat e PDU dhe te gjithe komunitetit cam te Shqiperise.
Idrizi e ftoi kongresmenin Kirk te vinte ne nje vizite zyrtare ne Shqiperi ftese e cila u prit me shume kenaqesi.