Shqiperia dhe Kosova ekonomite qe udheheqin Ballkanin
Vleresimet e Agjencise Reuters
Shqiperia dhe Kosova jane dy vendet me rritjen me te madhe ekonomike ne Ballkan. Keshtu shkruan agjencia prestigjioze e lajmeve Reuters ne nje analize te sajen mbi zhvillimin e ekonomise ne rajonin tone.
Ne analize thuhet se ne qofte se Serbia Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina shenuan rritje ekonomike ne gjysmen e dyte te ketij viti Shqiperia dhe Kosova po ecin me ritme shume me te shpejta. Nje perfundim i tille shihet edhe ne nje raport te Bankes Boterore e cila thote se per 2011-n rajoni do te rritet 1 per qind. Perjashtim do te beje vetem Shqiperia e cila do shenoje rritje ekonomike prej 3.9 per qind per kete vit dhe 4 per qind per vitin 2011-te. Shifra prej 3.9 per qind e rritjes ekonomike e rendit vendin tone ne vend te dyte ne Europe. Analiza e eksperteve te Reuters thote se i vetmi vend qe shenoi nje renie te Prodhimit te Brendshem Bruto eshte Kroacia GDP e se ciles per tremujorin e dyte ra me 2.5 per qind krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Edhe Mali i Zi mund te ndjeke trendin e Kroacise e te shenoje nivele negative te rritjes ekonomike.
Sipas analizes se Reuters ekonomia ne Ballkan ka mundesine te zhvillohet me shpejt se ajo ne pjesen perendimore te Europes por kjo ne rast se vendet do te vazhdojne te ndermarrin reformat te medha.