E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vizat", Fratini: Plotësoni dy kushtet

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franko Fratini, shprehu besimin se marrëveshja për liberalizimin e vizave mund të arrihet në qershor të vitit të ardhshëm.


“Shqipëria duhet të plotësojë kushtet për vizat, që janë dokumentat e sigurta të identifikimit dhe lufta kundër krimit”, u shpreh Fratini.

Ministri i Jashtëm italian doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Lulzim Basha, me të cilin vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fjalën e tij, Fratini theksoi se me rëndësi për integrimin e Shqipërisë  janë reformat dhe ato duhet të bëhen në bashkëpunim mes shumicës dhe opozitës.

Nga ana e tij, ministri Basha njoftoi se në takim është biseduar për reformat e Shqipërisë për integrimin e saj europian dhe masat e marra për punën për liberalizimin e vizave.

“Njoha ministrin për masat që kemi marrë në këtë proces dhe ai vetë do të jetë dëshmitar për atë që kemi bërë për regjistrin elektronik dhe kartat biometrike”, u shpreh Basha.

"Se shpejti me gjeresisht)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›