E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firma e Bush për në NATO, opozita reagon me cinizëm

Edi Rama injoron ceremoninë në Washington, cakton Arta Daden të thotë nja dy fjalë

Opozita ka reaguar jo vetëm në kohë vonesë ndaj aktit historik të 24 tetorit ku në
Shtëpinë e Bardhë në Washington presidenti amerikan George W. Bush, nënshkroi Protokollit e Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO por mjerisht me tone cinike
ndaj kësaj ngjarjeje të shënuar.
Kryesocialisti Edi Rama nuk denjoi që të përshëndeste vetë firmosjen ndërsa ishe Sekretaren për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në selinë rozë, Arta Dade, ajo që deklaroi se “nuk ka vend për eufori, pasi vendi duhet që të përmbushë shumë detyrime”. “Nënshkrimi nga Presidenti Bush i vendimit të senatit kurorëzoi angazhimin dhe mbështetjen e SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. PSSH si kontributore kryesore e integrimit të vendit në NATO, ripërsërit falënderimet për Presidentin Bush dhe SHBA. Sigurisht, që nuk ka vend për eufori, duke analizuar atë që Presidenti Bush tha, që Shqipëria duhet të përmbushë reforma madhore, ku pa dyshim që theksi vihet te një nga reformat madhore dhe jetike për të demokracinë, ajo në sistemin e drejtësisë”, u mjaftua me deklaratën e saj Arta Dade.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, vetëm një ditë më pas, është kujtuar për të përshëndetur nënshkrimin e Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga presidenti Bush.
“Aleati ynë i madh, SHBA ka shprehur me këtë akt vlerësimin më të madh për Shqipërinë, kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin, përkushtimin ndaj përballimit të sfidës së madhe të kohës, luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar. Një akt i tillë nga ana e SHBA kërkon reagimin më përgjegjshmëri nga ana e qeverisë aktuale për të realizuar detyrimet e premtimet ndaj SHBA dhe Aleancës së NATO-s për reforma, veçanërisht reformën zgjedhore dhe atë në drejtësi”, deklaroi Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, Emond Haxhinasto.
Sipas tij “shfrytëzimi e manipulimi politik i këtij momenti historik për të rritur imazhin e shkatërruar të kësaj mazhorance, duke përdorur demagogji në vend të veprimeve konkrete për reformat që kërkohen, do të jetë një përpjekje e dështuar dhe do të komprometojë këtë besim që aleatët tanë të mëdhenj i kanë dhënë Shqipërisë.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›