E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Frattini, të hënën në Tiranë

Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, mbërrin ditën e hënë në Tiranë. Në axhendën e tij në takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar do të jetë pikërisht procesi i liberalizimit të vizave dhe dorëzimi i pyetësorit të Komisionit Evropian në 15 prill në Bruksel nga ana e Kryeministrit Sali Berisha. Mësohet se vizita e z. Frattini në Tiranë do të jetë disaorëshe dhe në fillim ai do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, ku të dy homologët do të kenë edhe një konferencë për mediat. Më pas, takimet e shefit të diplomacisë italiane do të vijojnë me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Frattini personalisht dhe qeveria italiane njihen si mbështetës të fortë të integrimit të Shqipërisë në BE dhe më herët edhe pro liberalizimit të vizave për shqiptarët. Qeveria shqiptare shpreson që në mesin e këtij viti, Komisioni Evropian të marrë vendimin për liberalizmin e lëvizjes së shqiptarëve drejt vendeve të zonës Schengen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›