Traktati, Berisha: Drejt një bote pa armë
Kryeministri Berisha përshëndeti dje firmosjen e traktat të ri për kufizimin me 30% të armëve bërthamore, si një arritje historike, në çështjen e armëve të shfarosjes në masë, e cila përbën dhe kërcënimin më serioz për paqen, stabilitetin dhe qytetërimin botëror. Sipas Berishës, firmosja e kësaj marrëveshjeje nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev, është një kthesë thelbësore që dëshmon vullnetin e padiskutueshëm të SHBA-ve dhe të Rusisë për të ecur drejt qëllimit final, të një bote pa armë nukleare.