Abuzimet seksuale të priftërinjve katolikë, vazhdojnë polemikat

Deklarata e predikuesit personal të Papa Benediktit, at Raniero Cantalamessa, i cili bëri një paralelizëm mes sulmeve ndaj Kishës Katolike dhe aspekteve të anti-semitizmit, ka ngjallur reagimin e ashpër të grupeve te hebrenjëve dhe organizatave që mbështesin personat e abuzuar seksualisht nga priftërinjtë katolikë.
Këto grupe janë shprehur të zemëruar nga predikimi i priftit Cantalamessa, I cili foli për përdorimin e stereotipeve dhe transferimin e fajësisë personale në faj kolektiv.
Në të njëjtën kohë ka folur edhe një zëdhënës i Vatikanit i cili tha se predikimi nuk përfaqësonte qëndrimin zyrtar të Kishës Katolike.