Dule: Të krijohet qeveri teknike

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka kërkuar krijimin e një qeverie të re teknike. Ai i bëri thirrje qeverisë që të përgatisë zgjedhje të reja. "Zgjedhjet po delegjitimohen çdo ditë", tha kreu i PBDNJ-së. Dule akuzoi Partinë Socialiste se nuk mbrojti votën e PBDNJ-së gjatë procesit të numërimit. "PS nuk mbrojti votën e PBDNJ-së, vota duhej mbrojtur gjatë numërimit", deklaroi ai.