E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momenti i fundit per dialog

Njohesit e integrimeve evropiane ne Kosove thone se ka ardhur momenti i fundit qe Komisioni Evropian te nise dialogun zyrtar me Kosoven per liberalizimin e vizave dhe tia dorezoje vendit strategjine zyrtare me kushtet qe duhet permbushur per kete proces. Vonesat e metejme sipas tyre thellojne izolimin e Kosoves dhe krijojne dyshime per mundesine e lidhshmerise se ketij procesi me procese te tjera politike qe kane te bejne me raportet Kosove-Bashkim Evropian-Serbi. Derisa Shqiperia dhe Bosnja jane ne fazen e finalizimit te procesit per heqjen e regjimit te vizave me Bashkimin Evropian Kosova ende nuk e ka nisur zyrtarisht kete proces. Parlamenti Evropian miratoi te enjten me shumice votash rezoluten per liberalizimin e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje-Hercegovines duke ua hapur rrugen ministrave te Brendshem te BE-se te marrin vendimin perfundimtar ne muajin nentor. Njohesit e integrimeve evropiane ne Prishtine thone se Bashkimi Evropian duhet qe sa me pare te nise dialogun zyrtar me Kosoven per heqjen e vizave dhe tua dorezojne institucioneve kosovare udherrefyesin zyrtar. Ekspertja Venera Hajrullahu thote se perderisa Kosova nuk posedon dokument zyrtar te BE-se per kushtet qe kerkohen te permbushen lidhur me heqjen e vizave institucioneve kosovare do tu mungoje lista e fushave ku kerkohet nje pune me intensive. Ajo cka ne kete moment e afekton progresin eshte mungesa e nje dialogu formal te bazuar ne dokumente zyrtare dhe sidomos vleresimi i progresit i shoqeruar me udhezime. Kjo eshte nje praktike e cila eshte deshmuar e suksesshme ne te gjitha vendet e tjera te rajonit dhe ne kete menyre Kosova gjendet e disfavorizuar ne raport me vendet e tjera te Ballkanit - vlereson Hajrullahu. Ne tetorin e vitit te kaluar ne studimin per Kosoven te cilin e publikoi Komisioni Evropian u tha qe Kosova duhet ta filloje dialogun per heqjen e vizave me BE-ne. Ne mungese te dialogut dhe udherrefyesit zyrtar te Komisionit Evropian per liberalizimin e vizave institucionet kosovare kishin hartuar nje udherrefyes unilateral te bazuar ne udherrefyesit e vendeve te rajonit. Autoritetet vendore shprehin bindjen se jane me te avancuar se te gjitha shtetet tjera te cilat kane qene ne fazen e para-marrjes se udherrefyesit per liberalizim te vizave. Eksperti per integrime Shenoll Muharremi vlereson se eshte momenti i fundit kur BE-ja duhet ti dorezoje Prishtines udherrefyesin zyrtar. Dokumenti unilateral i Kosoves sipas tij do ti sherbeje vendit pozitivisht ne hyrjen sa me te shpejte te procesit per heqjen e vizave me BE-ne. Kjo mund te na sjelle ne nje situate ku Kosoves eventualisht mund ti duhet me pak kohe se sa vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor qe te hyje ne liste te bardhe te Shengenit. Sido qe te jete ndoshta eshte momenti i fundit qe Komisioni Evropian te nise kete dialog zyrtar me Kosoven dhe tia jape nje version zyrtar te udherrefyesit apo strategjise me kritere Qeverise se Kosoves - thote Muharremi. Me 10 nentor Komisioni Evropian pritet te publikoje te ashtuquajturen Pako te zgjerimit ku perfshihen strategjite per zgjerim dhe raportet e progresit per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. Muharremi nenvizon se ky moment duhet ti sherbeje Komisionit Evropian per nisjen e dialogut zyrtar per liberalizim vizash me Kosoven dhe dorezimin e udherrefyesit zyrtar. Une mendoj se nje momentum i rendesishem eshte muajin e ardhshem ku me te ashtuquajturen Pako te zgjerimit Komisioni Evropian ka nje mundesi shume te mire te dale dhe te nise kete dialog me Kosoven dhe gjithashtu tia jape strategjine - thekson Muharremi. Qe nga 19 dhjetori i vitit te kaluar qytetaret e Maqedonise ata te Serbise dhe te Malit te Zi levizin pa viza ne hapesiren Shengen. Ekspertja Hajrullahu thote se heqja e regjimit te vizave edhe per Shqiperine e Bosnjen do ta thelloje izolimin e Kosoves. Sipas Hajrullahut cdo vonese e metejme e Bashkimit Evropian ne kete drejtim krijon dyshime per lidhshmerine e ketij procesi teknik me procesin politik te bisedimeve te paralajmeruara ndermjet Kosoves e Serbise. Kjo vonese kam frike se le po ashtu spekulime se udherrefyesi shtyhet per tu bere pjese e iniciativave per Kosoven ne kuader te dialogut te paralajmeruar ne mes te Kosoves e Serbise. Kjo mendoj se eshte po aq negative dhe e papranueshme sa edhe vete vonesa - nenvizon Hajrullahu. Riatdhesimi dhe riintegrimi i personave te riatdhesuar regjistri civil menaxhimi i kufijve lufta kunder korrupsionit e krimit te organizuar dhe te tjera pritet te jene kriteret kryesore per heqjen e regjimit te vizave per Kosoven me BE-ne kur te nise edhe zyrtarisht ky proces.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›