Feith: Raporti i pasqyron progresin e Kosovës

Pas publikimit të Raportit të Progresit për vitin 2009 për Kosovën nga Komisioni Evropian, Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Pieter Feith, tha se ky është një dokument që pasqyron progresin e arritur dhe në të vihen në pah hapat e rëndësishëm që tashmë janë marrë nga Kosova drejt perspektivës evropiane.
"Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është dokumenti kyç që pasqyron progresin e arritur nga Kosova gjatë vitit të kaluar në ndërmarrjen e reformave të nevojshme. Në raport vihen në pah hapat e rëndësishëm që tashmë janë marrë nga Kosova drejt perspektivës së saj evropiane. Aty po ashtu sugjerohen fushat ku autoritetet e Kosovës mund t'i shtojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar reformat e mëtejme në fushën e qeverisjes, ekonomisë dhe në fuqizimin e themeleve demokratike dhe shumetnike të Kosovës", tha Feith.