E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Malstrom konfirmon hyrjen në fuqi të rekomandimit

Sisilia Malstrom Komisionerja për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë nëpërmjet një konference për shtyp konfirmoi hyrjen në fuqi të Rekomandimit të Kolegjit të Komisionerëve për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen. "I takon PE-së dhe Këshillit të Evropës që të marrin vendimin final për liberalizimin e viza. Ky propozim është një lajm i mirë për shqiptarët e boshnjakët", u shpreh ajo.
Komisionerja tha se Shqipëria e Bosnja kanë bërë progres, por ka ende disa kritere pa plotësuar.
" Shqipëria duhet të zbatojë një strategji për riintegrimin e të riatdhesuarëve; po ashtu kërkohet zbatim efikas i kuadrit ligjor për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit; e po kështu zbatim efikas të ligjit të ri për konfiskimin e aseteve kriminale", theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›