Ahmadinejad: SHBA-Rusi të mbështesin paktin për karburantin bërthamor

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad u bëri thirrje dje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ta mbështesin marrëveshjen për këmbimin e karburantit bërthamor, duke paralajmëruar se kjo mund të jetë mundësia e fundit për ta zgjidhur krizën bërthamore.
Në një fjalim televiziv, Ahmadinejad e paralajmëroi presidentin amerikan Barack Obama se Republika Islamike me siguri nuk do t'i japë atij një tjetër rast nëse ai "nuk e shfrytëzon këtë mundësi".
Ahmadinejad gjithashtu e ftoi presidentin e Rusisë, Dimitri Medvedev t'a mendojë edhe një herë mbështetjen e tij për qëndrimin e ëashingtonit.
Ahmadinejad deklaroi se është e papranueshme mbështetja e Rusisë për një raund të katërt të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.