PS: Berisha te largoje zv.ministrin kumarxhi
Opozita kerkon shkarkimin nga detyra te zv.ministrit te Financave, Sherefedin Shehu, se luan bixhoz. Lajmi per vjedhjen e celularit te numrit dy te financave shqiptare ne nje nga kazinote e kryeqytetit, solli dje reagimin e ashper te opozites ne Kuvend, e cila kerkoi menjehere largimin e Shehut, me argumentin se po shperdoron parate e taksapaguesve. Deputeti socialist Marko Bello i kerkoi dje Kryeministrit Sali Berisha qe ta beje menjehere nje veprim te tille, pasi, sipas tij, Shehu le ne bixhoz parate e taksapaguesve e per me teper duke braktisur dhe detyren e tij. "Tani qe po e kuptoj se vjedhjet qe po ndodhin ne administrate jane aq te medha, sa eksponentet tuaj luajne dhe bixhoz. Si ka mundesi qe zv/ministri i Financave luan kumar duke braktisur frontin ne pikun e tij? Kaq shume para ka ky njeri sa te luaj kumar", tha Bello. Nga foltorja e Kuvendit, ai i tha Kryeministrit Sali Berisha se ai ne qeveri po mban shume vartes qe enden ne kazinote e lojerat e fatit, si kliente per te zhvatur parate e shqiptareve. Per me teper, Bello hodhi dyshime se shume familjare te qeveritareve po grumbullojne para dhe po mashtrojne ne shoqeri sigurimesh, ne ndertim me blerje te pasurive te patundshme. "Fakti qe kane kohe dhe po luajne dhe ne kazino, po tregon se fitimet jane marramendese", vijoi Bello. Socialisti perseriti kerkesen per shkarkimin e Shehut, duke akuzuar se behet fjale per konflikt interesi, si dhe per abuzime me detyren. "I kerkojme Kryeministrit hapur te largoje menjehere, kete zv.minister kumarxhi, dhe te papergjegjshem. Merruni me hallet e njerezve zoterinj te mazhorances dhe me problemet e tyre", kerkoi deputeti.
R.Rapushi