Vizat, Meta: Vleresimi per Shqiperine do jete pozitiv
TIRANE- Zv kryeministri, njëkohësisht ministër i Jashtëm Ilir Meta, nga posti i kryetarit të LSI-së u shpreh optimist se Shqipëria do të marrë vlerësim pozitiv mbi procesin e liberalizimit të vizave pasi ka realizuar te gjitha detyrimet.
Sot, nga selia e LSI-së, Meta prezantoi Luan Ramen në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie dhe Ardit Celën, si sekretar për marrëdhëniet me publikun.
“Dua të siguroj që në cdo rast vletrësimi për Shqipërinë do të jetë pozitiv për shkak të progresit të asdiskutueshëm që Shqipëria ka bërë në realizimin e detyrimeve. Ne bazohemi te parimi i gjithë këtij procesi i cili është qartësisht një proces teknik. Jemi të bindur në progresin për të plotësuar detyrimet.”- tha Meta, ndërsa shtoi se “edhe pas heqjes së vizave” do të thellohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
(s.g/Balkanweb)